Aktori amerikan Channing Tatum, është duke u larguar për pak kohë nga rrjetet sociale.
Ai bëri të ditur lajmin përmes një postimi të fundit.
“Do të bëj pak pushim dhe do heq dorë nga rrjetet sociale për pak kohë”. Po përpiqem të inspirohem për të krijuar sërish dhe t’ua them të drejtën nuk po ndjehem kreativ duke qëndruar në rrjete sociale. Do ik nga to dhe do t’i kthehem botës reale për pak kohë dhe larg telefonit tim”, ka shkruar aktori 39 vjecar.
Ndryshe Channing Tatum së fundmi është ndarë nga bashkëshortja e tij dhe ka nisur romancën me këngëtaren e njohur Jessie J.