Aktori I njohur turk Can Yaman po shijon suksesin e serialit të tij Erkenci Kus. Seriali rezultoi shumë i shikuar. Madje edhe në trevat shqiptare seriali është ndër të preferuarit e momentit.
Can njihet edhe për fizikun e tij që e bën të pëlqehet sidomos nga gjinia femërore.
Në një intervistë në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, aktori ka treguar se në familjen e tij flasin shqip.
Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Jugosllavia. Nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Unë di italisht. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Flisja italisht.’’