Live

Aktorja Fiona Gllavica i prek të gjithë me fjalët për nënën

15:56 / 11 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ajo më së miri njihet për rolin e Pajtesës, në serialin vendor “Cka ka shpija”.Aktorja Fiona Gllavica na ka prekur të gjithëve sot. Ajo përkujtoi nënën e ndjerë përmes instagramit, me rastin e ditëlindjes së saj.

Statusi i plotë i aktores:
“Nanës për ditëlindje”
Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim.
Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta.
Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie.
Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur.
Po, më mungon shumë!
Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...