Live

Albin Kurti drejt dështimit të tretë? ‘Çele gurin gojën’ para gazetarëve kur pyetet për numrat

12:30 / 18 Prill 2025

Nga Kosova Live

Konstituimi i Kuvendit nuk ua rrit as në përpjekjen e dytë dje, ndërsa nesër tentohet për herë të tretë. Vetëvendosje s’dihet a i ka numrat, ndërsa kryetari i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të hesht.

Kurti nuk është përgjigjur as sot në pyetjet e gazetarëve, se a i kanë siguruar votat, a kanë arritur marrëveshje me Nismën dhe cili është fati i seancës së nesërme.

Në seancën e djeshme, PDK, LDK dhe AAK, e akuzuan VV-në për bllokim dhe kërkuan të vazhdohej me votimin e raportit që verifikon mandatet e deputetëve.

Për LVV-në, kjo ishte e papranueshme, që argumentoi se s’mund të votohet një raport që kishte dështuar të miratohej.

Shpërndaje në

U Kopjua