Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.
Fatmirësisht para pak ditësh e priti për ta takuar për herë të fundit heroin e Kosovës, të birin e tij që padrejtësisht po mbahet në burg.
Haxhi Thaçi ishte një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë.
Ngushëllime miku im Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi!