Live

Ambasada amerikane kujton Albright në trevjetorin e vdekjes: Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj

16:07 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përkujtuar ish Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright në trevjetorin e vdekjes.

Në përkujtim, Ambasada Amerikane përmendi lidershipin e saj të guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

“Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X.

Ambasada e SHBA-së kujtoi se në SHBA, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”.

Albright vdiq më 23 mars 2022, në moshën 84-vjeçare.

Shpërndaje në

U Kopjua