Live

Ambasada amerikane: Me fat Fitër Bajrami

09:23 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada ka shpërndarë urimet më të ngrohta për këtë ditë të shenjtë dhe ka shprehur solidaritetin me ata që po festojnë Bajramin, si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë botën.

Për të gjithë ata që po festojnë Bajramin në #Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ky urim i Ambasadas së SHBA-ve shpreh miqësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e Bajramit si një moment reflektimi, solidariteti dhe bashkëjetese paqësore.

Në këtë kontekst, urimi thekson unitetin ndërmjet kulturave dhe besimeve të ndryshme, një mesazh që ka rezonuar fort për shumë besimtarë dhe qytetarë të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua