Live

Ambasada britaneze uron Kosovën për njohjen nga Sudani: Moment krenarie!

17:27 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ambasada britaneze në Prishtinë ka uruar Kosovën për njohjen nga shteti i Sudanit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga ambasada shkruan se ky është një moment krenarie dhe hap tjetër i Kosovës përpara rrugëtimit ndërkombëtar.

“Sudani bëhet vendi i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime”, shkroi Ambasada.

Ndryshe, Sudani është bërë shteti i 119-të që e njeh Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua