Presidentja Vjosa Osmani dje në Berlin ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Osmani tha se ai është “një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare” dhe se medaljen ia ndau si mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Për këtë medalje ambasada gjermane në Kosovë e ka uruar Roth, e cila në urim shkroi se ai ka treguar se është ekspert i rajonit.
“Z. Roth ka dëshmuar vazhdimisht se është ekspert i rajonit dhe mik besnik i Kosovës. Përkushtimi i tij ka qenë evident gjatë gjithë roleve të tij si një parlamentar i zakonshëm, Ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme Federale dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut. Kjo njohje pasqyron përkushtimin e tij të palëkundur për të nxitur lidhje të forta dhe mirëkuptim të ndërsjellë midis Gjermanisë dhe Kosovës”.