Live

Ambasada gjermane: Gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni

19:30 / 12 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Me mbi 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit prin me rreth 40 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22%, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me rreth 7%.

Për formimin e qeverisë, partia fituese duhet t’i ketë 61 deputetë, e që aktualisht asnjëra prej tyre nuk i ka. VV është shprehur e bindur se do ta formojnë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Kurse partitë tash në opozitë, PDK dhe AAK kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me VV-në. Një mundësi e tillë ishte hedhur poshtë edhe nga LDK gjatë fushatës parazgjedhore.

Për domosdoshmërinë e koalicionit, ka folur edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë kur u pyet për një bllokadë të mundshme të krijimit të institucioneve të reja.

“Derisa jemi ende në pritje të rezultateve përfundimtare, duket se po bëhet gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni”, tha një zëdhënës i ambasadës për Express.

Shpërndaje në

U Kopjua