Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka ngushëlluar familjen Kraja, miqtë dhe komunitetin artistik pas vdekjes së regjisores kosovare, Arzana Kraja.
“Një talente e madhe na ka lënë para kohe. I pikëlluar me vdekjen e Arzana Krajës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
“Në emrin tim, të Alison dhe të Ambasadës së SHBA-së, shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik në Kosovë”.