Live

Ambasadori britanik kërkon urgjent formimin e institucioneve të reja

16:57 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar formimin urgjent të Kuvendit dhe qeverisë, mbi dy muaj pas zgjedhjeve.

Në reagimin e tij ai thekson se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të presin bashkëpunim nga liderët politikë në interes kombëtar, transmeton klankosova.tv.

”Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ka urgjentisht nevojë për një Kuvend dhe një qeveri funksionale. Qytetarët kanë të drejtë të presin që udhëheqësit e tyre politikë të bashkëpunojnë në interes të vendit”.

Shpërndaje në

U Kopjua