Live

Amerikani udhëtoi 2200 km me një veturë elektrike, ndaloi 12 herë për ta karikuar

17:48 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shumë njerëz nuk janë të informuar se anatomia e veturave elektrike ulet në temperatura të ftohta, prandaj nga mosinformimi iu ndodhin gjëra që për ta janë shumë të çuditshme.

Vëlla e motër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xavier dhe Alice Stevenson donin të plotësonin dëshirën e tyre dhe të zbulonin se si është të ngasësh një Tesla. Ata morën me qira një Tesla për udhëtimin nga Orlando, Florida në Wichita, Kansas.

Udhëtimi prej më shumë se 2200 kilometrash doli të ishte një provë durimi për të dy. Xavier Stevenson ka thënë për Business Insider se bateria e një veture elektrike zbrazet shumë shpejt në rrugë gjatë dimrit.

Kur u nisën, ata mundën të vozisin për dy orë e gjysmë pa asnjë problem – derisa arritën në një zonë me të ftohtë ekstrem. Më vonë, ata vozitën vetëm për një orë e gjysmë dhe duhej të prisnin një deri në dy orë derisa vetura elektrike po karikohej.

Deri në destinacion, ata karikuan veturën 12 herë. U kushtoi 25 deri në 30 dollarë çdo herë që e karikonin.

Kompania “Hertz”, nga e cila Xavier e Alice e morën me qira Teslan, mori disa ankesa për baterinë e Teslas po të njëjtën ditë.

Siç duket, njerëzit kanë nevojë për më shumë shpjegime kur bëhet fjalë për vetura elektrike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...