Analisti i afërm me VV-në, Sadri Ramabaja, duke folur për median “MCN TV” në Shqipëri, tha se “më së largu të hënën” bëhet publik koalicioni formal i Vetëvendosjes me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Ai ka thënë se nëse qeveria nuk votohet në ditën e njëjtë të seancës konstitutive të Kuvendit më 15 prill, ajo do të votohet në ditët e ardhme.
“Është në proces përfundimi koalicioni formal me Nismën Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj. Dhe më së largu deri ditën e hënë bëhet publik marrëveshja. Gjasat që të dështojë formimi i qeverisë në tentativën e parë janë tepër të vogla”, shtoi ai.
Rambaja ka qenë mbështetës i një koalicioni LVV-Nisma që kur kryetari i kësaj të fundit, Fatmir Limaj nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Albin Kurtin në qeveri.