Para pak ditësh u bë e ditur se është vendosur vendi ku do të mbahet rimeçi mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joushuas.
Promoteri i Joshuas, Eddie Hearn njoftoi zyrtarisht se ndeshja e shumëpritur do të zhvillohet në Diriyah, Arabia Saudite, më 7 dhjetor.
Por Ruiz insisiston që ndeshja do të zhvillohet në Amerikë.
“Meçi do të ndodh së shpejti. A do të ndodh rimeçi me AJ? Po, ai do ta ketë rimeçin.
“Po flet për rimeç? Po natyrisht, por do të bëhet me kushtet e mia dhe do të zhvillohet këtu në SHBA”.
Në konferencën për shtyp të hënën për ndeshjen Ruiz Jr – Joshua 2, Hearn pretendon se të dy boksierët kanë nënshkruar për ndeshjen e kthimit.
“Kontrata për ndeshjen u nënshkrua para luftës së parë”.
“Ata të dy kanë nënshkruar në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë kontratë tjetër”.
“Ne duhet ta njoftojmë [Ruiz Jr] për kohën, datën dhe vendin që do të zhvillohet. Kjo është ajo. Ata janë të detyruar me kontratë për rimeç”, deklaroi ai.