Live

Andy Ruiz Jr insiston rimeçi me Joshuan mbahet në SHBA

14:07 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Para pak ditësh u bë e ditur se është vendosur vendi ku do të mbahet rimeçi mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joushuas.

Promoteri i Joshuas, Eddie Hearn njoftoi zyrtarisht  se ndeshja e shumëpritur do të zhvillohet në Diriyah, Arabia Saudite, më 7 dhjetor.

Por Ruiz insisiston që ndeshja do të zhvillohet në Amerikë.

“Meçi do të ndodh së shpejti. A do të ndodh rimeçi me AJ? Po, ai do ta ketë rimeçin.

“Po flet për rimeç? Po natyrisht, por do të bëhet me kushtet e mia dhe do të zhvillohet këtu në SHBA”.

Në konferencën për shtyp të hënën për ndeshjen Ruiz Jr – Joshua 2, Hearn pretendon se të dy boksierët kanë nënshkruar për ndeshjen e kthimit.

“Kontrata për ndeshjen u nënshkrua para luftës së parë”.

“Ata të dy kanë nënshkruar në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë kontratë tjetër”.

“Ne duhet ta njoftojmë [Ruiz Jr] për kohën, datën dhe vendin që do të zhvillohet. Kjo është ajo. Ata janë të detyruar me kontratë për rimeç”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua