Live

Aneks-kontrata me kompani që s’janë fare fituese të tenderit të autostradës Prishtinë-Gjilan (VIDEO)

08:59 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Gazetari Mentor Buzhala, i cili që nga fillimi e kishte përcjellë dhe kishte raportuar për projektin e autostradës Prishtinë-Gjilan, tregon se e njëjta, që nga fillimi i saj është karakterizuar me shkelje dhe dyshime.

Pavarësisht se kishin aplikuar, ishin përzgjedhur kompanitë dhe çmimet që ishin paraparë, të gjithë operatorët ekonomikë të përfshirë në ndërtimin e kësaj autostrade kanë bërë aneks kontrata me Ministrinë e Infrastrukturës.

Buzhala thotë se Qeveria në vitin 2022  kishte kryer  70 për qind të pagesave, përfshirë edhe për punët që nuk kishin nisur fare në autostradën Prishtinë-Gjilan. 

Shpërndaje në

U Kopjua