Angela Martini kishte një jetë të lumtur bashkëshortore deri para disa muajve, kur drejtësia rumune ia ngriti aktakuza ndaj Dragos Vasulescut, i cili dyshohet se Ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme të pronave.
Ajo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar si i ka kaluar këta muaj.
“Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime! Fjalë për fjalë ishte sikur një film! Por, prisni të shihni se si do të jetë pjesa e dytë!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe Angela nuk është angazhuar në ndonjë projekt gjatë kësaj periudhe.