Live

Angela Merkel: “Procesi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës, duhet të vazhdohet”

16:23 / 18 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pritur sot në një vizitë zyrtare kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Në agjendën e takimit, është diskutuar edhe për Kosovën. Menjëherë pas takimit, në konferencën për media, Angela Merkel ka thënë se me kryeministren serbe kishte diskutuar për situatën në rajon, dhe se ajo ishte e kënaqur që procesi i Berlinit kishte dëshmuar të ishte shumë i dobishëm në krijimin e mundësive të mëdha, dhe të aktiviteteve për bashkëpunim mes vendeve. Duke folur për çështjen e Kosovës, Merkel ka thënë: “Unë shoh vullnet për të përmirësuar gjërat dhe se kjo është e lidhur ngushtë me përparimin në procesin e pranimit të Serbisë në BE. Prandaj, procesi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës, duhet të vazhdohet dhe të përmirësohet më tej në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

Në anën tjetër, kryeministrja serbe Brnabiq, ka thënë para gazetarëve se çështja e Kosovës, është pikë e mosmarrëveshjejeve dhe keqkuptimeve me Gjermaninë, por ne duam që Gjermania t’i  dëgjoj mendimet dhe këshillat tona, të paraqesim pozicionin tonë dhe të shohim nëse mund të punojmë së bashku dhe të arrijmë një zgjidhje afatgjatë e  të qëndrueshme.

Merkel tha se procesi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës duhet të vazhdohet dhe të përmirësohet më tej në mënyrë që të arrihet një zgjidhje afatgjate.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...