Anglia dhe SHBA-të janë dy kombëtaret e radhës që e kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Kupës së Botës.
Anglezët fituan me debakël kundër Uellsit me rezultat 3:0 në ndeshjen e fundit, shkruan kosovalive.net
“Tre Luanët” e mbyllin grupin me 7 pikë të grumbulluara, kurse Uellsi arriti ta ketë veç 1 pikë.
SHBA-të kanë arritur po ashtu të kualifikohen tutje, duke e mposhtur me shumë vështirësi Iranin, me rezultat 1:0.
Amerikanët kanë grumbulluar 5 pikë në fazën e grupeve, kurse Irani 3 pikë.
Anglia në fazen tjetër do të luaj kundër Senegalit, kurse SHBA-të do të luajnë kundër Holandës./kosovalive.net/