Live

Anglia dhe SHBA-të, dy kombëtaret e radhës që sigurojnë kualifikimin

22:06 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Anglia dhe SHBA-të janë dy kombëtaret e radhës që e kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Kupës së Botës.

Anglezët fituan me debakël kundër Uellsit me rezultat 3:0 në ndeshjen e fundit, shkruan kosovalive.net

“Tre Luanët” e mbyllin grupin me 7 pikë të grumbulluara, kurse Uellsi arriti ta ketë veç 1 pikë.

SHBA-të kanë arritur po ashtu të kualifikohen tutje, duke e mposhtur me shumë vështirësi Iranin, me rezultat 1:0.

Amerikanët kanë grumbulluar 5 pikë në fazën e grupeve, kurse Irani 3 pikë.

Anglia në fazen tjetër do të luaj kundër Senegalit, kurse SHBA-të do të luajnë kundër Holandës./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua