Live

Anthony Joshua e fiton duelin ndaj Franklin, i hapet rruga për t’u kthyer në maje të boksit botëror

11:34 / 02 Prill 2023

Nga Kosova Live

Anthony Joshua ka shënuar fitore në meçin e peshave të rënda, kundër Jermaine Franklin.

Dueli në “O2 Arena” të Londrës zgjati për 12 raunde, teksa në fund triumfoi britaniku.

Për 33-vjeçarin ishte kjo fitorja e tij e 26-të, krahas tri humbjeve të regjistruara në boksin profesionist.

Në anën tjetër, për Franklin ishte kjo humbja e dytë, krahas 21 fitoreve.

Me këtë fitore, “AJ” ka hapur rrugën për t’u rikthyer sërish në garë për titujt kryesor në boks.

Përveç dy humbjeve të pësuara ndaj Oleksandr Usyk, Anthony Joshua kishte humbur edhe brezat e artë të versioneve WBA, WBO e IBF.

Joshua fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Gjyqtarët dhanë 120 pikë për të, kurse 108 për boksierin amerikan.

Shpërndaje në

U Kopjua