Live

Antonio Costa do ta vizitojë edhe Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perendimor

18:20 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa pritet ta vizitojë edhe Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perendimor, të paraparë për në maj.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Këshilli i Evropës.

Ndërkaq, nuk janë bërë të ditura temat që pritet të diskutohen pasi siç njofton KE, programi është ende në përgatitje.

“Po, edhe presidenti Kosta do ta vizitojë Kosovën; detajet e programit janë ende në përgatitje, kështu që nuk mund të konfirmojmë ndonjë specifikë për momentin”, ishte përgjigja nga KE për Klankosova.tv

Ndryshe, në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Presidenti i Këshillit Evropian tha se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian.

Për këtë arsye ai tha se do të zhvillojë në mes të majit një tur në Ballkanin Perëndimor. 

Shpërndaje në

U Kopjua