Paneli i Gjykatës së Apelit në Speciale ka hedhur poshtë mocionin e Pjetër Shalës për paraqitjen e provave shtesë.
Siç bën të ditur kjo gjykatë, në këtë rast, ,mbrojtja kërkoi që të thërriste Sokol Dobrunën si dëshmitar të saj dhe që transkriptet dhe shënimet në lidhje me dëshmitë e tij në çështjet tjera dhe intervistat të pranoheshin si prova shtesë.
“Paneli vlerësoi provat e propozuara dhe i gjykoi ato mjaftueshëm të besueshme, por konstatoi se ato ishin të disponueshme në kohën e gjykimit ose mund të ishin zbuluar përmes ushtrimit të zellit të duhur. Për më tepër, Paneli vlerësoi ndikimin e këtyre provave dhe arriti në përfundimin se ato nuk do të kishin ndikuar në aktgjykim po të ishin pranuar gjatë gjykimit. Rrjedhimisht, Paneli hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes”, njofton gjykata në Hagë.
Për më shumë detaje këtu e gjeni vendimin.