Live

Apple lanson iOS dhe iPadOS 16.4

11:40 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Nëse keni një pajisje Apple, atëherë kontrolloni njoftimet: Apple zyrtarisht ka lançuar përditësime për secilën prej platformave madhore. macOS 13.3 dhe iOS/iPadOS 16.4 si dhe watchOS 9.4 përmbajnë 21 emoji të reja, izolim i përmirësuar i zërit për thirrjet dhe përmirësime të vogla.

Për të filluar, tastiera emoji ka pesë kafshë të reja, dy gjeste të reja me duar, tre zemra të reja dhe disa objekte shtëpiake si ventilator, një flaut dhe maraca.

Thirrjet celulare tashmë kanë izolim të zërit dizajnuar për të bllokuar zhurmat e ambientit. Albumi Duplicates në Photos do të kontrollojë imazhet e ruajtura në iCloud Shared Photo Library për ti mbajtur albumet tuaja të pastra.

Madje është shtuar edhe një funksionalitet aksesibiliteti që ul ndriçimin e ekranit kur identifikon drita pulsuese.

Apple gjithashtu po risjell një arkitekturë të re HomeKit nga iOS 16.2 dhe macOS Ventura 13.1 që e hoqi vitin e kaluar. Asokohe përdoruesit raportonin se disa komanda të Siri nuk funksionin dhe pajisjet smart home nuk shfaqeshin siç duhej në Home App.

Jo vetëm që këto probleme janë adresuar, por Apple thotë se edhe lidhja e tyre nuk ka më asnjë problem./PCWorld Albanian

Shpërndaje në

U Kopjua