Live

Arbër Zeneli ia qëlloi për Vedat Muriqin, jo për Isakun

17:39 / 09 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Arbër Zeneli, që zgjodhi Kosovën para Suedisë, kishte bërë një parashikim para ndeshjes të cilën Kosova e fitoi ndaj suedezëve, 2:0, në kualifikimet për Kupën e Botës.

Zeneli ia kishte qëlluar që Vedat Muriqi do të shënojë te Kosova, por jo edhe për Alexander Isakun, transferin rekord të Premier Ligës, i cili nuk realizoi, por që kishte luajtur diku 20 minuta.

“Do ta shohim bashkë me gjithë familjen, mami, babi, vëllezërit, gruaja dhe vajza ime. Nuk tregojmë shumë emocione, mundohemi të qëndrojmë të qetë. Por pas ndeshjes, ndoshta do fillojmë të ngacmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Zeneli për mediumin suedez, Sportbladet, përcjell Klankosova.tv.

“Suedia është e fortë dhe do kërkojë fitoren. Besoj se do ketë disa gola. Mendoj që Alexander Isak do luajë dhe do shënojë. Vedat Muriqi do shënojë për Kosovën” shtoi Zeneli.

Shpërndaje në

U Kopjua