Studiuesi Agon Maliqi konsideron se “shumë pak” mund të pritet nga emisari i ri i Bashkimit Evropian në dialog, Peter Sorensen, në vitin e parë të mandatit të tij.
Maliqi, mes tjerash, konsideron se duhet pritur për të parë qeverinë e re gjermane si dhe atë të administratës Trump se si do t’i qasen këtij procesi.
“Për Sorensen është fazë krejtësisht fillestare e matjes së pulsit, leximit të situatës dhe mësimit të akterëve. Konsideroj që në vitin e parë shumë pak mund të pritet që të ketë progres në dialog nga z.Sorensen. Përveç tjerash nuk kemi ende një qeveri në Gjermani dhe nuk e dimë se si do qaset administrata Trump këtij procesi”, thotë ai për TëVë1.