Live

Ardian Krasniqi sonte luan meçin e jetës, ka përballë argjentinasin Diego Ramirez

17:35 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Të shtunën, më 26 prill, boksieri junikas Ardian Krasniqi, do të ndeshet me argjentinasin Diego Ramirez.

Ngjarja e cila zhvillohet në Stuttgart të Gjermanisë, do të përcillet nga Klan Kosova.

Sot, Krasniqi e ka mbajtur një konferencë për media ku ka shpalosur disa detaje lidhur me këtë meç.

Ai u shpreh se është gati për këtë luftë.

Përballja ndaj argjentinasit do të jetë më e madhja për boksierin kosovar.

28 vjeçari do të tentojë ta mbrojë brezin WBO Intercontinental.

Kjo ngjarje e madhe do të transmetohet drejtpërdrejtë Artsport 1 të platformës më të madhe televizive Art Motion, me fillim nga ora 21:00.

Komentimi i boksit do të bëhet nga Kron Sadiku.

Shpërndaje në

U Kopjua