Argjentina dhe Franca do të diskutojnë finalen e Kupës së Botës në ‘Katar 2022’.
Dy ekipet përfaqësuese kanë fituar tanimë nga dy Kupa të Botës dhe për njërën triumfi në ndeshjen e sotme do të jetë i treti duke i shtuar një yll në fanellë.
Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps tanimë kanë bërë gati lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë në ndeshjen më të rëndësishme.
Megjithatë përzgjedhësi argjentinas ka ende dyshime, nëse do të luaj me formacionin 4-4-2 apo do të luaj me tre qendër mbrojtës dhe në përgjithësi me 3-5-2.
Ideja është që argjentinasit të mbrohen sa më shumë dhe përpara punën do ta kryente kapiteni i tyre Lionel Messi.
Mediat argjentinase kanë raportuar se gjasat janë shumë të mëdha që të luhet me sistemin 3-5-2, ku Christian Romero, Otamendi dhe Lisandro Martinez do të jenë në qendër të mbrojtjes.
Pesëshja e mesfushës do të përbëhet nga Molina, De Paul, Paredes, Enzo Fernandez dhe Mac Allister, derisa në krye të sulmit janë Leo Messi dhe Julian Alvarez.
Ndërkohë trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk pritet të bëj shumë ndryshime dhe do t’i besoj thuajse formacionit të njëjtë që ka luajtur në shumicën e ndeshjeve dhe sistemit 4-2-3-1.
Hugo Lloris do të jetë në portë, katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Jules Kounde, Raphael Varane, Dayot Upamecano e Theo Hernandez. Aurelien Tchouameni e Adrien Rabiot në mesfushë, derisa katërshja ofensive do të jetë me Osumane Dembelen, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe e Olivier Giroud.
Formacionet e mundshme:
Argjentina (3-5-2-): Martinez, Romero, Otamendi, L. Martinez, Molina, De Paul, Paredes, Enzo Fernandez, Mac Allister, Leo Messi, Alvarez.
Franca (4-2-3-1): Lloris, Kounde, Varane, Upamecano, Theo Hernandez, Tchouameni, Rabiot, Dembele, Griezmann, Mbappe, Giroud.