Live

Arifi: Gjithçka që Kurti i tha blogerëve rusë, i shkon për qejf Federatës Ruse

19:40 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish diplomati Avni Arifi, ka thënë se gjithçka që Kurti ka folur me blogerët rusë, i shkon për qejf Federatës Ruse.

Ai ka thënë se Kurti nuk flet si burrështetas. Por si një rrugaç.

“Me këtë Kryeministër, përnjëmend të ka zënë taksirati Kosovë”, ka shkruar Arifi.

Postimi i plotë: 

Zyra e Kryeministrit paska thënë që Rusia ia ka bërë kurthin telefonik. Hiq mos ta marrë mendja, por ta lëmë ashtu.

Esenca është se gjithçka që ka folur Kryeministri i Kosovës i shkon për qejf Federatës Ruse. Për shembull, një Kryeministër që flet me përbuzje për SHBA-në, një Kryeministër që flet për orientimet seksuale të top diplomatëve, një Kryeministër që partitë opozitare të vendit të vet i shpall pro-ruse dhe pjesë të luftës hibride, një Kryeministër që i shan mediat e vendit të vet dhe, në fund, një Kryeministër që flet si rrugaç e jo si burrështetas.

Me këtë Kryeministër, përnjëmend të ka zënë taksirati, Kosovë!

Shpërndaje në

U Kopjua