Live

Arifi: Kurti dhe Rama nuk më çojnë mallin e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit

18:04 / 28 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka komentuar “Paradën e Shqiptarisë”, që u zhvillua këtë 28 Nëntor për herë të parë në Tiranë.

“Ka qenë një paradë fantastike dhe e para herë që kemi pasur shqiptarë nga New York, Presheva, Mali i Zi. Të gjithë kemi qene një”, ka thënë ai në emisionin “Ballkan Update”.

Më tej, në 111-vjetorin e pavarësisë, ai tha se kombi jonë ka bërë shumë ndryshime, pasi Shqipëria ka kaluar shumë sfida, duke marrë shembull komunizmin e hekurt.

Mirëpo, sipas Arifit, ka vend për përmirësim, pasi Kosova vazhdon të ketë probleme, për të cilat fajtor është kryeministri Albin Kurti.

Ai theksoi se dhe gjatë takimit mes këtij të fundit dhe kryeministrit Edi Rama u ndje një zymtësi, e cila te Kurti spikat gjithmonë si me kolegët në parlament dhe me ndërkombëtarët.

“Nuk e di a kemi arritur t’i bëjmë të gjitha. Ajo që mund të them është se edhe pas 30 viteve të fundit shqiptarët janë ndryshuar. Nuk po flasim për 100 vitet në Shqipëri se ju keni qene në komunizmin e hekurt, por dhe në 30 vitet e fundit kanë evoluar gjërat. Kemi për të bërë shumëçka ende. Situata në Republikën e Kosovës nuk ka përfunduar ende. Sot ne kemi atë ditë që i harrojmë ato 364 ditë të tjera.

Unë jam i ri për të thënë nëse jemi më mirë apo jo. Ekonomikisht kurrë nuk kemi qene më mirë, politikisht kemi qene dhe më të fortë.

Kur shoh sot Kurtin dhe Ramën, nuk më çojnë mallin e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit.

Nuk dua t’i hyjë politikës, sepse sot është ditë festive, por vërehet atmosfera mes liderave tonë. Nuk ka faj Rama fare, por e ka fajin Kurti.

Sepse Kurti nuk e bën vetëm me Ramën këtë, e bën me të gjithë këtë, e bën dhe me nivelin ndërkombëtar dhe me kolegët e tij në parlamentin e Kosovës”./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...