Live

Arkeologët gjejnë gjurmë të reja në kalanë e Paleokastrës

13:36 / 01 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me ekipin italian të arkeologëve nga universiteti i Maçeratës kanë nxjerrë në dritë detaje të reja të rëndësishme pas gërmimeve disa javëshe në kalanë e Paleokastrës.

Objekti i njohur nga arkeologët që prej fillim shekullit të kaluar i përmendur nga studiuesi anglez Hamond dhe i studiuar rreth viteve ’70 nga arkeologët shqiptarë i përket periudhës së antikitetit të vonë. E vendosur në luginën e Drinos pranë fshatit me të njëjtin emër Paleokastra u ndërtua mes viteve 311-314 dhe pati fillimisht funksion ushtarak.

Në kështjellë, që u shkatërrua nga gotët në vitin 378, ka zbulime të reja të rëndësishme edhe për funksionin e saj si bazilikë paleokristiane.

“Identifikimi i gjurmëve të reja të funksionit dhe jetës së kështjellës e bën atë tashmë shumë interesante edhe për vizitorët”, thotë Dhimitër Çondi, drejtues i ekspeditës. Gjetjet e kësaj faze sipas tij janë të pasura në informacione. Një pllakë në hyrje të bazilikës zbulon emrat e ndërtuesve dhe finacuesve të objektit, ndërsa qeramika dhe gjetjet e tjera përforcojnë të dhënat edhe për funksionin civil dhe fetar të objektit.

Kështjella ka formë trapezi dhe sipërfaqe rreth 1 ha. Ajo u rindërtua në shek.V pas shkatërrimit prej gotëve, kohë kur u ngritën edhe dy bazilika paleokristiane. Jeta në kështjellë ka vazhduar deri në fund të shek.VI.

Gjetjet e kësaj ekspedite pritet të stabilizohen dhe konservohen, ndërsa siti është kthyer në një objekt studimi për dhjetëra studentë dhe studiues shqiptarë e të huaj./Top Channel

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...