Live

Arkivi Shtetëror i Kosovës e ai i Maqedonisë sot hapin ekspozitë për Nënën Terezë

10:50 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, sot hapin ekspozitën “Misionarja e bamirësisë – Kujtimet e Nënë Terezës në arkivin shtetëror”.

Ekspozita është përgatitur nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të shkuarjes në amshim të Nënë Terezës.

Ekspozita do të jetë e hapur në orën 10:00 në Prishtinë, te Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua