Live

Armë automatike, fishek: Policia tregon çka konfiskoi në Dollc të Klinës ku pati të shtëna me armë

09:27 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Të dielën në fshatin Dollc të Klinës, pati të shtëna me armë zjarri dhe policia arrestoi dy persona.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, në këtë aksion, organet e rendit i konfiskuan edhe disa armë, përfshirë edhe mortajë të dorës.

Krejt çka gjeti policia dhe i konfiskoi:

– njё armё automatike AK47

– njё karikator i tё njëjtёs armё

– 183 fishekë kal: 7.62×39

– gjashtё gёzhoja kal:7.62×39

– njё mortajё dore 69/40

– njё karikator i AK47

– tridhjetё e katёr fishekё 7.62×39

– nёntё fishekë kalibër i panjohur.

Shpërndaje në

U Kopjua