Janë arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, 18 fishekë dhe një sprej.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Koshtovë të Leposaviqit, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrolli u janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, 18 fishek dhe një sprej”.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.