Live

Arrestohen dy persona, në shtëpi iu gjetën flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste

11:10 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve në Prishtinë.

Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste.

Organet e rendit njoftojnë se dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit” dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua