Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në Koshare, të cilët dyshohen se tentuan të kalojnë në Shqipëri nën pretekstin se ishin alpinistë.
Policia bën me dije se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit janë takuar afër vijës kufitare duke tentuar që të kalojnë në Shqipëri me pretekst se ata ishin alpinist (bjeshkatar). Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.