Një grua dhe dy burra janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për trafikimin e një vajze të mitur.
Policia e Kosovës tha se viktima ishte raportuar si e zhdukur.
“Prizren / 19.03.2025 – 18:30. Një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar viktimën e mitur femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.