Live

Arrestohen pesë të rinj, mes tyre dy të mitur, për një vjedhje në tentativë në Fushë Kosovë- policia publikon inicialet

20:59 / 16 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami”.

Të arrestuarit janë:

M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë  personat e arrestuar.

Shpërndaje në

U Kopjua