Live

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje, dy prej tyre të mitur

09:08 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona në Drenas, të cilët dyshohen se  kanë qenë të përfshirë në së paku shtatë raste të vjedhjeve.

Sipas policisë, këto raste kanë ndodhur kohëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.

Ndaj të dyshuarve E.K, 18 vjeç dhe E.F, 17 vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e Prokurorit të Shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndërkohë, për të njëjtat vepra është intervistuar edhe i dyshuari i tretë V.S, i mitur, i cili është arrestuar për një vepër tjetër në rajonin e Mitrovicës.

Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua