Live

Arrestohet dhe supendohet zyrtari policor

10:21 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një zyrtar policor është suspenduar për 72 orë për shkak të dhunës në familje.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Gjilan, Valon Osmani.

“Po, ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Një zyrtar policor, është suspenduar nga detyra për 72 orë. Hetimet po zhvillohen nga ana e Inspektoratit Policor”, deklaroi Osmani për Klankosova.tv.

Klankosova.tv mëson se polici i rajonit të Gjilanit, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me IPK-në dhe do t’ju mbajë të informuar.

Shpërndaje në

U Kopjua