Policia e Kosovës në Kaçanit, të shtunën rreth orës 17:00 në rrugën “Doganaj” ka ndaluar një veturë të tipit VW Golf me targa vendore.
Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës, nën ulëset e pasme kanë gjetur tre qese najloni që përmbanin disa paketime të vogla me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me një peshë totale prej 53.02 gramësh.
“Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, një mashkull kosovar 19-vjeçar, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.