Live

Arrestohet një 23-vjeçar në Bob të Kaçanikut, kërkohej nga Gjykata

13:02 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Këtë të premte rreth orës 09:15, në fshatin Bob të Kaçanikut, policia në Kaçanik ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.

I arrestuari, A.Ç., 23-vjeçar ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”. I njëjti ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, transmeton Klankosova.tv.

Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Shpërndaje në

U Kopjua