Live

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve e krim të organizuar

08:16 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve e krim të organizuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari u arrestua mëngjesin e së shtunës.

“Rr. Zagrebit, Prishtinë  29.03.2025-10:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Shpërndaje në

U Kopjua