Live

Arrestohet një person në Gjakovë, kanosi zyrtarët policorë gjatë detyrës

09:16 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi kanosi zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur me datë 28 rreth orës 12:40.

“Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë 28.03.2025 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua