Live

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se i përvetësoi mbi 150 mijë euro

09:10 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është arrestuar dje nga policia.

Ai dyshohet se i kishte përvetësuar mbi 150 mijë euro në mënyrë kundërligjshme.

Rasti kishte ndodhur nga 1 janari i 2017-tës e deri në vitin 2019-të.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, Klankosova.tv ka kërkuar detaje nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës në Prizren.

Hetimet po zhvillohen dhe rasti është iniciuar si “Keqpërdoim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Shpërndaje në

U Kopjua