Live

Arrestohet pasi e rrahu tjetrin pas një mosmarrëveshje

09:51 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në rrugën “Behar Begolli” në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore, dhe ka pranuar tretman mjekësorë.

Ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua