Live

Arrestohet pasi ishte në kërkim nga gjykata për lëndim të lehtë trupor

16:00 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Ferizajt e ka arrestuar dje një person në fshatin Dardani  të kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i arrestuar është L.H. 30 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, për të cilën ishte dënuar me dhjetë muaj burgim.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave gjyqësore ndaj të gjithë personave që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatës, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua