Live

Arrestohet për ryshfet zyrtari në Gjakovë, kërkoi para për t’i rregulluar dokumentet për lehona

09:48 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një zyrtar i Qendrës Rajonale për punësim në Gjakovë ka kërkuar nga një person ryshfet prej 150 euro për t’ia rregulluar dokumentacionin për shtesat për lehona për gruan e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Shpërndaje në

U Kopjua