Vetëm një javë larg Napolit dhe Carlo Ancelotti është gati për të vijuar një eksperiencë të re në stol.
Mediat italiane dhe ato britanike bëjnë me dije se ish trajneri i Milanit ka gjetur akordin me klubin e Premier League, Evertonin. Duke iu referuar këtyre burimeve, Ancelotti ka pasur bisedime konkrete me presidentin e Everton, Bill Kenwright dhe zyrtarizimi i tij te klubi nga Liverpool do të bëhet në orët e ardhshme.
Te klubi anglez, Ancelotti do të zërë vendin e Marco Silva, i shkarkuar pak ditë më parë. Deri më tani, Everton është drejtuar nga Duncan Ferguson, por me ardhjen e 60-vjeçarit në klub hierarkia do të ndryshojë.
Kjo lëvizje do të ishte një rikthim për Ancelottin në Premier League. Gjatë viteve 2009-2011, italiani drejtoi Chelsea, me të cilët fitoi titullin kampion. Ndërkaq, Everton bëhet skuadra e 10 e Ancelottit në karrierë, pas eksperiencave te Reggiana, Juventus, Milan, PSG, Real Madrid apo dhe Bayern Munich.